GENERAL INFORMATION

Qendra Kombëtare e Kinematografisë dëshiron t’ju komunikojë që viti 2017 është një vit jubilar për institucionin tonë pasi korenspondon me 20 vjetorin e krijimit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe njëkohësisht me pesëvjeçarin e Festivalit Shqiptar të Filmit i cili organizohet çdo 5 vjet.

Kemi menduar të shfrytëzojmë këtë mundësi për t’i dhënë jetë projektit për krijimin e BALLKAN FILM MARKET duke e kthyer këtë market në një aktivitet vjetor të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, jo vetëm për produktet kinematografike, por edhe për të gjithë industrinë kreative audiovisuale në rajonin tonë.

Industria kreative audiovisuale është një nga sektorët më energjikë në vendin tonë ku janë investuar dhe vazhdojnë të investohen shifra maramendëse në sektorin privat duke tejkaluar ndjeshëm investimet publike.

Nga ana tjetër politikat europiane në favor të industrisë kreative audiovisuale kanë krijuar mundësi të mëdha për mbështetjen financiare të këtij sektori nëpërmjet Creative Europe dhe Programit Media. Shqiperia eshte pjese e Creative Eueope, Programi Media qe prej vitit 2015.

Ballkani është një nga realitet më variabël, aktiv dhe energjik në aspektin audiovisual dhe sigurisht Shqipëria është një nga vendet më interesante në këtë aspekt.

Ky aktivitet do ta kthejë Shqipërinë në një ‘hub’ të rëndësishëm të kontaktit europian me rajonin e Ballkanit në të ardhmen e afërt ndaj e shohim si një aktivitet të një rëndësie të veçantë.

Pikërisht për këtë arsye mendojmë se është arritur masa kritike për të realizuar këtë event që ka për qëllim takimin dhe koordinimin e të gjithë faktorëve për të kontribuar në orientimin e politikave të industrisë kreative audiovisuale dhe bashkërendimin me politikat europiane në këtë sektor të rëndësishëm.

BALLKAN FILM MARKET  do të jetë një aktivitet i përvitshëm, të cilin do të na duhet ta financojmë edicionin e parë me fonde publike ndërsa edicionet e tjera mendojmë se do të mund të gjejnë mbështetjen e Creative Europe, Programi Media për të cilën do të aplikojmë që këtë vit.