More info about BALKAN FILM MARKET

Dicka me shume rreth BALKAN FILM MARKET

Gjate viteve pas renies se sistemit komunist ne Ballkan, kinematografia e ketyre vendeve ka ecur me ritme te shpejta duke u integruar ne sistemin europian dhe boteror duke realizuar mjaft bashkeprodhime te sukseshme .

Kjo rendje pas bashkeprodhimeve europiane i ka bere produksionet ballkanike indiferente ndaj zhvillimeve ne rajon duke humbur keshtu oportunitetin e bashkepunimit me njeri tjetrin.

Nderkohe qe institucionet publike ballkanike (Qendrat e kinematografise) kane ndertur midis tyre nje dialog pozitiv dhe konstruktiv, produksionet tona akoma nuk kane gjetur interesin e bashkepunimit midis tyre ne ate mase qe keto institucione kerkojne.

Te bindur qe ballkani ka nje potencial te pa shfrytezuar akoma kinematografik, QKK ka punuar intensivisht per te ndertuar politika ne sherbim te kesaj strategjie krahas forcimit te bashkeprodhimeve europiane.

 

Sikunder jeni ne dijeni QKK ka vendosur si kusht te financimit te projekteve “feature” aplikimin ne Eurimages qe ka ritur ndjeshem aplikimet tona.

Presenca e Eurimages dhe Media ne BALKAN FILM MARKET eshte e rendesishme sepse do te krijoje kontaktin konkret me produksionet e reja ballkanike qe synojne te gjejne mbeshtetje ne inisiativat e tyre te bashkeprodhimeve rajonale dhe europiane.

Nderkohe qe kemi aplikuar per here te pare ne vitin 2015 skemen per minority co-production qe ka ne fokus pikerisht bashkeprodhimet ballkanike.

Fale kesaj skeme jane financuar deri tani 5 projekte me Maqedonine dhe Kosoven.

 

Inisiativa e krijimit te BALKAN FILM MARKET ka si qellim krijimin e hapesirave per bashkepunimin ballkanik duke vene ne levizje inisiativa publike ne startimin projekteve te para te bashkeprodhimit rajonal.

 

Kesaj do ti sherbeje presenca e institucioneve publike, qendrave te kinematografike dhe televisioneve publike ballkanike.

 

Nga ana tjeter presenca ne BALKAN FILM MARKET e institucioneve europiane si Eurimages do te sherbeje si garanci e nje politike europiane ne visionin kinematografik ballkanik.

 

Ne fokus do te jene gjithashtu agjencite kinematografike te vendeve me prane zhvillimeve tona si MIBACT, Itali dhe CNC, France.

 

Ne vitin 2016 me inisiativen e QKK u organizua ne Festivalin e Venecias ne Bashkepunim me MIBACT dhe ANICA aktiviteti BALKAN FOKUS ku u prezantuan qendrat kinematografike ballkanike dhe aktiviteti i tyre gjate ketyre viteve te fundit.

BALKAN FOKUS synonte krijimin ne kete festival te nje fokusi special per kinematografine balkanike gjate edicioneve ne vazhdim. Kjo do te garantonte per bashkeprodhimet ballkanike nje hapesire promovuese shume te nevojshme per produktet tona.

Gjithashtu synojme ne prezencen e distributoreve te rendesishem si The Match Factory dhe Wide qe do te ndihmoje per te kuptuar kerkesat dhe mundesite qe eksistojne ne mbylljen e ciklit te produkteve tona lidhur me presencen ne festivale, daljen ne salle, shitjet e mundeshme per broadcast, distribucionin online etj.

Gjate diteve te BALKAN FILM MARKET do te organizohet ne bashkepunim me CINEUROPA edicioni i dyte i workshopit ALBASCRIPT ku do te punohet mbi skenare qe kane potencial per bashkeprodhimet ballkanike duke krijuar keshtu bazen e financimeve tona te ardhshme per projektet e minority co-production qe do te financojme ne qendrat tona respektive.

Shpresojme te gjejme sensibilitetin e EURIMAGES per mbeshtetjen e inisiativave tona per te integruar akoma me shume kinematografine shqiptare dhe ate ballkanike ne kinematografine europiane.